Ironia e sarkazma e Klinton

Ironia e sarkazma e Klinton

Ish-kandidatja demokrate Hillary Clinton ende nuk e ka kapërdirë humbjen e saj në zgjedhjet presidenciale të 2016 dhe nuk e ka lënë pa e evidentuar këtë fakt edhe gjatë fjalimit që ajo mbajti në ceremoninë e diplomimit të studentëve në Universitetin e Yale. 

Një ish-studente e fakultetit të drejtësisë pranë këtij institucioni, demokratja ishte e përgatitur për eventin. 

“Kam sjellë një kapele ruse,” u shpreh Clinton, e veshur e gjitha me kostumin ceremonial. Është traditë e universitetit që studentët që diplomohen të zgjedhin një kapelë jo të zakontë për rastin.

“Nëse nuk arrin t’i mposhtësh, bashkoju,” shtoi ajo më pas, ndërkohë që studentët e duartrokisnin. Komenti tallës i drejtohet presidentit Donald Trump si dhe hetimit nga prokurori i posaçëm Robert Mueller mbi ndërhyrjen e supozuar të qeverisë ruse në favor të republikanit.

 Më pas, Clinton u ndal edhe në një risi në grupin e këngës Whiffenpoofs së Universitetit të Yale, që theu traditën këtë vit duke pranuar gra në radhët e tij. Këtu Clinton nuk ngurroi të bënte ironi me vetveten. “Sa i përket kasetës time të audicionit për grupin... e kam groposur aq thellë saqë Wikileaks nuk mund ta gjejë."

EMISIONET