Gazetari Enton Abilekaj i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, teksa komenton përpjekjen e qeverisë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta tha ndër të tjera se Komisioni Hetimor është asgjë më shumë sesa një zëvendësues i portokallisë në mungesë të saj.

Pjesë nga diskutimi në studio: 

Ervin Bushati: Presidenti ka dhënë 13 vendime negative deri sot.

Enton Abilekaj: Antikushtetuese, negative është tjetër.

Ervin Bushati: Ky është një moment që i hidhte benzinë zjarrit, në një moment deçiziv dhe i lë qytetarët a të drejtë vote. 

Enton Abilekaj: Kthimi i buxhetit nuk është antikushtetues. Antikushtetues është kur ti je i detyruar të zbatosh atë dekret sepse u botua edhe në fletoren zyrtare, dhe pasi e zbaton kërkon shkarkimin e Presidentit sepse ka shkelur kushtetutën. Ju e bëtë nul.

Ervin Bushati: Po ngrihet Komisioni Hetimor se do ti ketë të gjitha këto argumenta.

Enton Abilekaj: Komisioni hetimor është për të qeshur, për të zëvendësuar portokallinë gjatë mungesës.

Ervin Bushati: Pse e paragjykon?

Enton Abilekaj: E pash që sot unë.

Ervin Bushati: Ku e pe ti?

Enton Abilekaj: E pash që sot në seancën e parë.


/Ora News.tv/