Sonte në 20:45 do mësohet edhe përfaqësuesja e fundit nga kontinenti i vjetër që do “marrë” një biletë për në botërorin e vitit të ardhshëm që do zhvillohet në Rusi.

Republika e Irlandës pret në Dublin, Danimarkën, me irlandezët që megjithëse u dominuan në “Telia Parken” nga “vikingët” ia “dolën” të mbanin të paprekur portën kështu që takimi i sotëm  do të jetë përcaktues për të rikthyer njërin nga këto dy vende në aktivitetin më të rëndësishëm futbollistik të globit.

Vendasit priten që do të kenë përkrahjen e publikut të tyre të zjarrtë, gjithsesi eksperienca është në krahun e“vikingëve”, pasi Republika e Irlandës nuk kualifikohet për në fazën finale që nga Botërori i vitit 2002.

“Bardhjeshilët” tentojnë që të bëhen pjesë e Kupës së Botës për herë të katër, ndërsa Danimarka në anën tjetër, kërkon kualifikimin e pestë në historinë e këtij kompeticioni, ku miqtë kanë qenë të pranishëm për herë të fundit në vitin 2010, në botërorin që u zhvillua në Afrikën e Jugut

/Ora News.tv/