The Irish Times: Mafia kontrollon gjithçka në Veri të Kosovës

The Irish Times: Mafia kontrollon gjithçka në Veri të

E përditshmja irlandeze, The Irish Times, ka shkruar një artikull për vrasjen e Oliver Ivanoviq dhe kontrollin që mafia e vendosur në Veri të Kosovës,

Për shumicën e serbëve në veri të Kosovës shqetësim shumë më i madh se hyrja në Bashkimin Europian, është frika në rritje nga mafia që sundon në këtë pjesë, shkruan Irish Times.
“Ata kontrollojnë gjithçka”, thotë Dragisa Miloviç, një doktor nga Mitrovica dhe aleat i Ivanoviçit.

"Ata vendosin mes jetës dhe vdekjes"

Ata vendosin se kush do të jetë kryetar, kush do jenë drejtorët e firmave serbe, kush do të punësohet nga ato firma.... E kontrollojnë rrjedhën e parave në veri dhe kështu kanë të gjithë fuqinë. Kontrollojnë edhe disa policë gjithashtu. Oliver e bënte me dije këtë”, pohon Miloviç.

'Ivanoviç është qëlluar 6 herë në gjoks në një sipërfaqe vetëm prej 10 cm. Vetëm një profesionist mund ta bënte këtë" thotë Miloviç për The Irish Times

EMISIONET