Irani zotohet të "thyejë" sanksionet e SHBA

Irani zotohet të "thyejë" sanksionet e SHBA

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, është zotuar të "thyejë" sanksionet e SHBA, që synojnë pjesët thelbësore të ekonomisë.

Administrata e Trump po rivendos të gjitha sanksionet e ngrira pas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 në një përpjekje për të ushtruar presion ndaj Iranit.

SHBA do godasë eksportet e naftës, anijet dhe bankat, dhe do ta bëjnë të vështirë për të bërë biznes me kombin e pasur me naftë.

Por Rouhani  doli me një ton sfidues duke thënë se Irani do të vazhdojë shitjen e naftës.

"Me krenari do të shkatërrojmë sanksionet ekonomike,"-tha ai në një takim me zyrtarët ekonomikë.

Vendet evropiane, të cilat janë ende pjesë e marrëveshjes për të frenuar aktivitetin bërthamor të Iranit, thonë se do të ndihmojnë bizneset të anashkalojnë sanksionet.

Por ka shumë dyshime se sa sukses do të kenë.

EMISIONET