Irani ka njoftuar se do thyejë kufirin e vendosur në uraniumin e pasur, duke shkelur marrëveshjen e rëndësishme bërthamore të vitit 2015.

Zv/ministri i Jashtëm Abbas Araqchi tha se Irani donte të shpëtonte marrëveshjen, por fajëson vendet evropiane për dështimin e përmbushjes së angazhimeve të tyre.

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja në vitin 2018.

Që nga ajo kohë ka vendosur sanksione të rrepta ndaj Iranit.

Njoftimi i Iranit shënon shkeljen më të fundit të marrëveshjes.

Në maj, Irani rriti prodhimin e uraniumit të pasur, i cili mund të përdoret për të prodhuar karburant për reaktorët, por edhe për armët bërthamore.

Vendi ka rezervuar më shumë uranium të pasur sesa lejohet sipas kushteve të marrëveshjes.

/Ora News.tv/