Irani paralajmëron SHBA: Do ndërhyjmë me 'armë sekrete' nëse kryeni një marrëzi të vogël

Një zyrtar ushtarak i Teheranit tha se Irani është përgatitur që të vendosë armë sekrete kundër luftanijeve amerikane.

Ky reagim vjen pasi Pentagoni dërgoi tre luftanije në Gjirin Persik mes një valë tensionesh në rritje midis dy shteteve.

Gjenerali Morteza Qorbani, një këshilltar i komandës ushtarake të Iranit, paralajmëroi Uashingtonin se nëse "do të kryejë një marrëzitë vogël, ne do t'i dërgojmë këto anije në fund të detit së bashku me ekuipazhin dhe avionin e tyre.

Irani, premtoi se do ta bënte këtë "duke përdorur dy raketa ose dy armë të reja sekrete", por pa specifikuar se për çfarë armësh bëhet fjalë.

SHBA ka dislokuar  tre luftanije këtë javë.

EMISIONET