IPR Marketing godet edhe në Itali, rezultatet paraprake konfirmojnë exit-pollin

IPR Marketing godet edhe në Itali, rezultatet paraprake konfirmojnë

Ka qenë Instituti IPR Marketing i Antonio Notos me një eksperiencë disa vjeçare e të suksesshme bashkëpunimi dhe me televizionin Ora News i cili ka publikuar në kanalin televiziv publik italian Rai, exit-pollin e parë mbi zgjedhjet në Itali, të dhënat e të cilit kanë dizenjuar tendencën e votës së italianëve e cila po konfirmohet dhe nga dalja e rezultateve të pjesshme nga ana e Ministrisë së Brendshme Italiane.

Sipas exit poll-it të Antonio Notos Lëvizja 5 Yje është forca e parë politike në vend, qëndra e djathtë do të jetë koalicioni fitues, Partai Demokratike nën parashikimet e sondazheve dhe Italia e pamundur për t'u qeverisur.

Gjatë natës pas daljes së rezultateve të para të exit-polleve i pari që ka reaguar nga Lëvizja 5 Yje ka qenë deputeti i saj dhe një nga emrat më të njohur të kësaj lëvizje Alesssandro Di Batista.

"Nëse të dhënat e exit-poll konfirmohen është një triumf për Lëvizjen 5 Yje. Është një apoteozë e vërtetë që dëshmon punën e mirë tonë si dhe faktin se të gjitha forcat politike duhet të vijnë e të flasin me ne. Kjo është garancia më e mirë për popullin italian. Të gjitha forcat politike duhet të flasin më parë me ne duke iu përshtatur rregulllave të korrektësisë dhe transparencës tonë."

Po gjatë natës pas exit-polleve të para lideri i Lidhjes së Veriut, Matteo Salvini, përmes profilit të tij Twitter ka shkruar; "Fjala ime e parë; Faleminderit!"

Po për Lidhjen e Veriut në një dalje për mediat, kreu i grupit parlamentar Giorgio Georgieti ka deklaruar se të dhënat flasin për një rezultat historik të Lidhjes së Veriut i cili ka konfirmuar fitoren e Salvinit e të sfidës së tij për të qënë forca e parë politike brenda koalicionit të djathtë.

Partia Demokratike ka pësuar një humbje të thellë në këto zgjedhje nën kuotën e pritshmërisë së tyre e shumë pikë humbje në krahasim me zgjedhjet e 2013.

Zërat mediatike flasin se lideri i saj Matteo Renzi po vlerëson mundësinë e dorëheqjes së tij nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Ndërsa gjatë natës për mediat ka folur nënkryetari për PD, Maurizio Martina, i cili ka komentuar rezultatet e para të këtyre zgjedhjeve se "është e qartë për ne se kemi pësuar humbje larg pritshmërisë sonë. Vlerësim më të thellë mbi këto zgjedhje do ta japi gjatë ditës së sotme kryetari i PD Matteo Renzi."

Për Partinë Forza Italia ka komentuar gjatë natës dhe kryetari i grupit të saj parlamentar Renato Brunetta.

"Rezultate flasin për një fitore të koalicionit të qëndrës së djathtë. Kemi fituar ndaj Lëvizjes 5 Yje e Partia Demokratike ka humbur thellë".

EMISIONET