iPhone vjen me surpriza në shtator, zbuloni çmimet e modeleve të reja

Apple ka përditësuar celularin e saj të iPhone X me tre modele më të fuqishme, dy prej të cilave janë më të mëdha se më parë.

Në konferencën e mbajtur sot (12 shtator) në konferencën e përvitshme, disa prej krijuesve shpjeguan se IPhone XS Max ka një ekran (16.5cm) dhe IPhone XS ka të njëjtën madhësi si X.

Ndërsa ekrani i iPhone XR është 16.1cm, por është me cilësi më të ulët.

Një tjetër pajisje që u prezantua është smartwatch-i i ri u nis me një funksion të shtuar për rrahjet e zemrës dhe tensionit.

XS Max do të bëhet telefoni më i shtrenjtë që Apple ka shitur deri tani, me çmimin e tij që fillon nga  1,099 dollarë.

XS do të përputhet me koston origjinale të X, 999 dollarë, ndërsa XR do të jetë nga 749 dollarë.

EMISIONET