Inxhinieri pretendon se ka zbuluar misterin e avionit të zhdukur me 239 njerëz

Inxhinieri pretendon se ka zbuluar misterin e avionit të zhdukur me 239

Një ekspert i teknologjisë nga Britania e Madhe pohon se ka dalluar avionin e zhdukur MH370 në Google Maps.

Ian Wilson beson se mbetjet e aeroplanit të Malajzisë, që u zhduk me 239 njerëz në bord nga Kuala Lumpur drejt Pekinit, mund të jetë zhdukur në një xhungël të thellë në Kamboxhia.

Prodhuesi i videove tani planifikon të vizitojë terrenin e dendur për të provuar teorinë e tij.

Ai thotë se ka një hendek midis bishtit dhe kokës së avionit nga ajo që ka arritur të dallojë.

Fluturimi tragjik nisi më 8 mars të vitit 2014, me 227 pasagjerë në bord dhe 12 persona nga ekuipazhi.

Avioni u zhduk nga radari gjatë kufirit të dorëzimit mes kontrollorëve të trafikut ajror malajzian dhe vietnamez.

Wilson i tha Daily Star Online ka kaluar orë duke kërkuar për vende ku një avion mund të kishte përfunduar.

 

EMISIONET