Kryeministri Edi Rama iu përgjigj nga Laçi pretendimeve se pjesa më e madhe e investimeve shkon në jug të vendit, duke theksuar se nga 4 projektet e mëdha të programit prej 1 miliard shkojnë në veri.

Rama: Një gjë kam për t'u thënë të gjithë atyre maskarenjve që i bien asaj daulles, veriu-jugu, jugu-veriu, këta s'duan veriun. Nga programi 1 miliard për rindërtim, që ka 4 projekte. Ku janë? Thumanë-Kashar, ça i bie? Jug? Milot-Balldren, Rruga e Arbrit, çfarë është, jug?

Qytetari: Jug është.

Rama: Jug është se ti e sheh nga Prishtina. Të gjitha do ndërtohen brenda këtij mandati. I vetmi projekt i pjesë së rrugëve për jugun, është ai nga dalja e Vlorës deri në Llogara, nga ana financiare është segmenti më pak i kushtueshëm. Më shumë se 70% e fondeve të këtij programi që shkojnë nga Tirana e lartë, kjo është për maskarenjtë që i bien kësaj daulleje.

/Ora News.tv/