Investimet e huaja në rajon, Shqipëria renditet e dyta

Investimet e huaja në rajon, Shqipëria renditet e dyta

Shqipëria ka arritur një nivel prej 1.3 mld dollarësh investime të huaja direkte gjatë 2018 duke u renditur e dyta në Ballkan.

Sipas raportit të OKB-së për investimet në botë vendin e parë e mban Serbia me 4.1 mld dollarë e ndjekuar nga Maqedonia me 737 mln dollarë, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina. Situata pozitive e nivelit të investimeve lidhet direkt me dy projektet gjigande të cilat po mbajnë në këmbë investimet shqiptare siç është gazjellësi TAP por edhe ndërtimi i hidrocentraleve mbi Devoll.

Por pavarësiht kësaj shqetësim mbetet fakti se këto dy projekte janë në përfundim duke ngritur pikpyetje për investimet në vitet në vijim. Edhe në muajt e parë të këtij viti për shkak të punimeve intensive këto dy projekte kanë ndikuar në rritjen e Investimeve të huaja direkte në vend me 2%.

Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat të cilat tregojnë se në total investimet e huaja kapën vlerën e 286 mln eurove.

Investimet në vend janë të përqëndruara në energji dhe industri nxjerrëse dhe vetëm një pjesë e vogël në manifakturë çka do të ndikonte në rritjen direkte të punësimit. Ndërsa një tjetër fakt është se bizneset e huaja kanë ngritur shqetësime për klimën e biznesit në vend ndërsa gjatë 2018 sipas Instat janë larguar nga Shqipëria 141 biznese europiane.

EMISIONET