Vazhdojnë ndërhyrjet në rrjetin energjetik në Vlorë.Drejtuesi politik i PS-së në Vlorë ka deklaruar se këto ndërhyrje do të përmirësojnë cilësinë e furnizimit me energji në të gjithë Selenicën, ndërsa premtoi shtim të investimeve në rast se PS fiton përsëri në këtë qark.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri shoqëruar nga deputeti i zonës Vullnet Sinaj dhe drejtori rajonal i OSHEE-së Erion Osmanaj inspektuan investimet e kryera në njësinë administrative Kotë të Bashkisë Selenicë.

Sipas Damian Gjiknurit investimet e kryera në rrjetin elektrik janë shumë të nevojshme dhe përmirësojnë jetën e banorëve të këtyre zonave.

Damian Gjiknuri: Po bëhen shumë investime të tjera dhe jam i bindur që me pushtetin vendor që jam i bindur se do ta marrë PS me kandidatin e saj që nesër do të jetë kryetar i bashkisë, edhe investimet në bashki do të jenë të shumëfishuara dhe qytetarët e kësaj zone, fatkeqësisht më e varfra, do të shikojnë diferencën.

Drejtori i OSHEE theksoi se në tre vite vetëm në zonën e Selenicës janë investuar 177 mln lekë.

Erion Osmanaj: Siguron që të gjithë abonentët e kësaj zone do të kenë një furnizim shumë më cilësor të energjisë elektrike.

Ndërhyrjet në rrjetin energjetik në këtë zonë vijnë pas 25 vitesh të lëna në harresë.



/Ora News.tv/