Inva Mula u nda nga bashkëshorti? Sporanoja sqaron të vërtetën

Inva Mula u nda nga bashkëshorti? Sporanoja sqaron të

Prej disa ditësh në media qarkullon lajmi se sopranoja e famshme, Inva Mula i ka dhënë fund martesës 11-vjeçare me bashkëshortin Ethem Ramadani.

Por e ftuar në emisionin “I ftuari”, ajo hodhi poshtë thashethemet se është ndarë duke u shprehur se lajmet janë të pavërteta.

Kur u pyet nga moderatori nëse vazhdon të jetë e martuar, Inva u përgjigj: “Mesa di unë po. Isha me pushime, nuk e dija fare që kishte ndodhur kjo gjë në Shqipëri dhe isha e shkëputur me telefonin. Isha mbyllur për të punuar me MIK Festival. Njëkohësisht një mikesha ime insistonte. Më tha e ke marrë vesh çfarë ka ndodhur dhe unë e anashkalova. Po të gërmosh në Google gjen plot herë që jam ndarë në vite të ndryshme. Nuk e di kush e dëshiron një gjë të tillë por nuk ka ndodhur akoma. Po siguroj publikun që nuk ka ndodhur. Por nuk e dija që lajmi kishte marrë bujë të madhe.”

Soprano shtoi se lajmi është përhapur nga njerëz të papërgjegjshëm që e duan jashtë botës së artit.

Inva Mula: “Nuk jam pyetur nga gazetarët që e publikuan. Janë gjëra qesharake. Lajmi shqetësoi gjithë familjen time dhe miqtë.

Ishte pikërisht antireklamë për festivalin. Mesa duket paskam armiq në Shqipëri. Ka njerëz të papërgjegjshëm dhe me smirë që nuk duan që të jem në aktivitet artistik, të lë pushimet e të vij të punoj në këtë vapë të madhe, që të sjellë artistë në Korçë.”

EMISIONET