Reali i Madridit është rikthyer në një "market" për Interin.

Pas interesit për Mateo Kovacic, Marco Asensio apo dhe Bale, zikaltërit kërkojnë edhe pjesë të stafit spanjoll. Sipas "Corriere dello Sport" dhe "Marca", Antonio Pintus, trajneri i kondicionit fizik të klubit të La Liga ka përfunduar në lupën e klubit italian.

Pintus ka një raport gjithnjë e më të tensionuar me klubin, veçanërisht nën drejtimin e Julen Lopetegui. Situata është tensinuar edhe me Zidane, e largimi nga "Santiago Bernabeu" shihet si zgjidhja ideale.

Inter është aty dhe interesi është serioz. Aq më tepër, Pintus ka punuar edhe më parë me Antonio Conten. Ai ishte pjesë e rëndësishme e viteve të lavdishme të Juventusit dhe Chelsea të Contes.  

 Kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2020, por duket sikur ai do ta ndërpresë atë në fillim me pëlqimin e ndërsjellë që të mund të bashkohet me Interin. Nerazzurrët vuajtën me lëndime të shumta muskulore këtë sezon, kështu që do të mirëpresin një trajner të kondicionuar për të punuar në nivelet e fitnesit.



/Ora News.tv/