Inter kalon Veronën, Lazio "tenis" ndaj Beneventos së Djimsiti-t

Inter kalon Veronën, Lazio "tenis" ndaj Beneventos së

Vazhdon ecuria pozitive e Inter. Zikaltërit kaluan pastër 3-0 Veronën, kjo falë dhe binomit Icardi-Perisiç që ishin autorët e tre rrjetave përballë verdhezijve.

Serinë e golave e hapi sulmuesi argjentinas që në sekondën e 37-të, me Icardin që mori një asist të bukur nga kroati për ta depozituar topin në rrjetë.Dyfishimi erdhi në minutën e 13-të me dyshen kroate Brozovic-Perisic, me këtë të fundit që mposhti për herë të dytë portierin Nicolas. Në minutën e 49-të dyshja Perisic-Icardi u thirr sërisht në apel, me bomberin argjentinas që shënoj golin e dytë përsonal dhe 24 në kampionat.

Fitore arriti dhe Lazio që mposhti me rezultatin "tenistik" 6-2 Beneventon. Dalja me karton të kuq portierit Puggioni ia bëri më të lehtë misionin fitore kryeqytetasve që kaluan në avantazh me Immobile, por Cataldi vendosi baraspeshën.

Miqtë gjetën golin e avantazhit në fillimin e pjesës së dytë, por rrjetat e Caicedo, De Vrij, Immobile, Lukas Leiva dhe Luis Alberto sigluan shifrat në 6-2.

Me këtë fitore, dueli për një vend në Champions mbetet i nxehtë, me Inter e Lazio që i ndan vetëm 1 pikë, me zikaltërit që kanë një takim më pak për të zhvilluar, pikërisht derbin me Milanin.

Në takimet tjera Atalanta fitoi me Udinese 2-0, Torino mposhti me "poker" 4-0 Cagliarin, Fiorentina likujdoi 2-0 Crotonen, ndërsa Genoa u ndal në barazim 1-1 me SPAL.
Java e 29-të e Seria A do të mbyllet me sfidat Sassuolo-Napoli në orën 18:00 dhe Juventus-Milan në 20:45. 




EMISIONET