Inter "peshkon" te Peskara, firmos me talentin e mbrojtjes

Inter "peshkon" te Peskara, firmos me talentin e mbrojtjes

Presidenti i Peskarës, Daniele Sebastiani ka konfirmuar se mbrojtësi Andrew Gravillon do të ribashkohet me Interin.

"Gravillon në Napoli? Ai ka një profil të mrekullueshëm, por ai është i destinuar për Interin dhe nuk do të ketë probleme në mbylljen e marrëveshjes, "-tha Sebastiani për "CalcioNapoli24".

 Portali italian, "Calciomercato.com" raporton se Interi do të blejë 20-vjeçarin, i cili ka një pasaportë franceze për 8 milion euro plus bonuse, pa zbuluar nëse ai do të vishet zikaltër këtë muaj apo në verë.

Performancat e Gravillion ngjajnë me atë të yllit të Napolit, Kalidou Koulibaly, duke u konsideruar si talenti i radhës në prapavijën e Peskarës.



EMISIONET