Inter "pazar" tek City, sigurojmë Champions League dhe duam Gundogan-in

Inter "pazar" tek City, sigurojmë Champions League dhe duam

Inter nuk di të ndalet. Pas gjetjes së akordit me Stefan De Vrij, Kwadwo Asamoah, Lautaro Martinez dhe Josip Iliçiç, zikaltërit po kërkojnë të përforcojnë dhe mesfushën.

Sipas "Corriere dello Sport" Inter do të tentoj firmën me mesfushorin e Manchester City-t, Ilkay Gundogan nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Pra, ky operacion do të kryhet vetëm nëse Inter fiton ndeshjen e së dielës përballë Lazio-s, që do i siguronte kalimin në fazën finale të kompeticionit më të rëndësishëm Europian.

Ky do të ishte një investim i madh, por është raportuar se pronarët e "Suning Group" do të tentojnë Gundogan me qëllim që të ndërtonin projektin e Luciano Spalletti.

Gundogan u transferua tek Manchester City për shumën e  27 milionë euro vetëm dy vjet më parë dhe këtë sezon ai ka kontribuar me gjashtë gola dhe shtatë asistime në 49 ndeshje.

EMISIONET