Valentino Lazaro është futbollisti më i ri i Interit.

Afrimi i mesfushorit austriak me tipare është konfirmuar në faqen kryesore të klubit zikaltër, duke u bërë kështu prurjes e dytë e "erës" Antonio Conte.

Më parë ishte mbrojtësi uruguajan, Diego Godin ai që u prezantua me fanellën e italianëve. 23 vjeçari vjen nga Hertha Berlin për shifrën e 21.5 milionë eurove, teksa besohet se ka firmosur një kontratë 4 vjeçare me klubin e "Giuseppe Meazza".

Kryesisht, austriaku aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit, ndërsa është një lojtar  jashtëzakonisht i shkathët, që mund të aktivizohet si në mbrojtje ashtu edhe në mesfushë.




/Ora News.tv/