Me një staf thuajse të rinovuar, Inter kërkon që të jetë protagoniste edhe në merkato.

Zikaltërit po tentojnë që të firmosin me Ryan Sessegnon, i cili vlerësohet me rreth 50 milionë euro nga skuadra e tij, Fulham. Por, sipas gazetës "The Sun", Inter nuk e kërkon 19 vjeçarin që në këtë merkato vere, por dëshiron që ta pronotojë për sezonin e ardhshëm.

"Tuttosport" raporton se drejtori teknik i zikaltërve, Piero Ausilio ishte i pranishëm në humbjen 2-1 të Anglisë në Francë në Kampionatin Evropian U-21, ku besohet se në objektivin e tij ishte Sessegnon.

Megjithatë për të arritur te talenti anglez, Inter duhet të mposht konkurencën e fortë nga Tottenham Hotspur dhe Borussia Dortmund.


/Ora News.tv/