Inter "djeg" konkurencën, De Vrij firmos për 5 vite si zikaltër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2018, 16:18
Inter ka nisur punën nga ndërtimi i skuadrës së sezonit të ardhshëm, dhe siç bën me dije "Gazzetta dello Sport" Stefan de Vrij është zyrtarisht një lojtar zikaltër.
Sipas të përditshmes italiane, de Vrij do të firmos kontratë 5 vjeçare me Interin nga ku do të përfitoj 4.2 milionë euro në sezon.
Mbrojtësi holandez, marrëveshja e të cilit me klubin aktual Lazio skadon këtë verë, ka qenë gjithashtu i lidhur me skuadrat e Barcelonës dhe Liverpulit.
Pra transferimi i mbrojtësit në ‘San Siro’ do të jetë një goditje me parametra zero.