Inter "dashurohet" me Ajax, sulm për dy yjet e holandezëve

Inter "dashurohet" me Ajax, sulm për dy yjet e holandezëve

Rrugëtimi fantastik në Champions këtë sezon për Ajax ka bërë që e gjithë Europa t'i ndjekë me admirim talentet e holandezëve. Natyrisht edhe Interi mund të tentojë të rrëmbejë dikë nga ajo skuadër e mbushur me talent dhe me sa duket, i pari në listën e pëlqimeve të Interit ësht Donny Van de Beek.

22 vjeçari është një futbollist mjaft i lëvizshëm, teksa mund ta aktivizosh në të gjitha pozicionet e mesfushës.

“Si metodist apo si trekuartist, ai është i zoti t'i mbulojë të gjithë rolet në një mesfushë me tre futbollist. Por, të mos harrojmë se ai mund të laujë edhe si sulmues kur është nevoja. Një futbollist i cili mund të sakrifikohet në çdo pozicion. 

“Milani e kishte në shënjestër por nuk bëhet gjë për ta. Shumë probleme me FPF dhe e pamundur të investohet aq shumë. Ndërkohë, Interi që po e ndjek me kujdes e ka kuptuar që 25 milionë euro që kushtonte në verë nuk vlen më."-shkruhet në mediat italiane.

Ndërkohë një profil tjetër që i pëlqen zikaltërve është ai i argjentinasit, Nicolas Tagliafico: “Mbrojtës krahu që gjuan me të majtën dhe me kualitete të shumta. Edhe ai i pëlqen shumë Ausilios”, e mbyll shkrimin e saj "Corriere dello Sport".

EMISIONET