Inteligjenca artificiale tregon se kur do të vdisni

Inteligjenca artificiale tregon se kur do të vdisni

Përdorimi i inteligjencës artificiale për të parashikuar se kur do të vdesin pacientët tingëllon paksa e çudtishme. Por studiuesit nga universiteti i Stanford  kanë zbuluar një inteligjencë artificiale që mund të parashikojë me saktësi deri ne 90% se kur një pacient do të vdesë.

Ndërkohë që ideja mund të tingëllojë shqetësuese, ekipi që qëndron pas këtij zbulimi thotë se mund të ndihmojë në kujdesin për pacientit në ditët e fundit të jetës dhe për familjarët e tyre.

Duke përcaktuar me saktësi se kur një pacient me një sëmundje të rëndë mund të vdesë, mund të bëjë njerëzit e tyre të dashur të realizojnë dëshirat e tyre dhe të bëjnë biseda të rëndësishme apo të qëndrojnë pranë tyre përpara se të jetë vonë,

Sipas studimit të ri të publikuar në arXiv, hulumtuesit e Stanford shpjegojnë se shpesh ka një mospërputhje mes mënyrës sesi një person dëshiron që ti jetojë ditët e fundit të jetës së tij dhe asaj çfarë ndodh në të vërtetë.

Sipas studiuesve, afërsisht 80 % e amerikanëve duan të kalojnë ditët e tyre të fundit në shtëpi, por deri në 60 % përfundojnë duke vdekur në spital.

EMISIONET