E ardhmja e Ballkanit dhe integrimi në BE

E ardhmja e Ballkanit dhe integrimi në BE

Strategjia e Zgjerimit të Bashkimit Europian ka bërë që vendet e Ballkanit Perëndimor të punojnë më ngushtësisht me njëri-tjetritn për të kapur këtë mundësi për integrimin në familjen europiane. Strategjia shihet si dokument pozitiv pasi ka një afat se kur këto vende mund të anëtarësohen.

 Në aktivitetin "E ardhmja e Ballkanit", të mbështetur nga delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, pjesëmarrës nga të 6 vendet e rajonit, diskutuan për pritshmëritë nga strategjia dhe realitetin ku gjenden shtetet ballkanike

Tirane- Strategjia e zgjerimit të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor duhet të lexohet siç duhet nga vendet e rajonit pasi është një mundësi e mirë për integrim në familjen europiane. 

Sipas studiuesit Arjan Dyrmishi, kjo strategji, merr parasysh të gjitha problematikat e vendeve të ballkanit dhe iadreson ato në të gjitha nivelet me një bashkëpunim mes 6 vendeve Ballkanike, Komisionit Europian dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian

Për  Valbona Zenelin, përfaqësuesen e Qendrës Europientë Studimeve të Sigurisë, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë fort për të bindur vendet anëtare pasi më shumë se 50% e qytetarëve europianë, nuk e duan zgjerimin

Valbona Zeneli:  Më shumë se 50 % e qytetarëve të BE-se janë kundër zgjerimit të BE. Prandaj ne duhet ti bindim per rëndësinë e integrimit  të Ballkanit Perëndimor "Përsa i përket qeverisë gjermane dhe angazhimit të saj për Ballkanin Perëndimor, unë do të thoja që pak javë përpara publikimit të strategjisë, në fakt në Gjermani doli një deklaratë nga qeveria gjermane me anë të së cilës u shprehën edhe disa shqetësime, ndoshta ngurim në sajë të kushtëzimit që është vënë dhe ndoshta këtë do ta shohim edhe në të ardhmen. Duhet parë edhe pjesa e kushteve: lufta kundër korrupsionit. Gjermania ka probleme dhe me krimin ndërkufitar dhe prandaj pjesa e Ballkanit Perëndimor është shumë e rëndësishme në këtë luftë, por edhe për sa i përket mosmarrëveshjeve ndërkufitare në mes vendeve"

Strategjia e Zgjerimit është një dokument pozitiv për vendet e Ballkanit duke qenë se ka një afat se kur këto vende mund të integrohen në Bashkimin Europian.

"Nese keni parë strategjinë janë dy fjali mjaft të mira: anëtarësimi është një proces bazuar në meritë dhe përmbushjen e objektivave nga secili vend dhe vendet mund të arrijnë ose kalojnë njëra tjetrën në bazë të progresit që ato bëjnë. Këto janë dy fjali. Nëse dëgjoni Ramën apo Zaevskin që thonë jemi më të mirë se Serbia apo Mali i Zi, ata mund ta kenë shansin apo mundësinë për të ecur më përpara nëse ata angazhohen në mënyrë të plotë dhe nëse përmbushin reformat dhe i cojnë ato më përpara. Në këtë aspekt po. Strategjia e pranon që edhe ato vende mund të kapin hapin e vendeve të tjera me idenë për të arritur skenarin më të mirë që është i vitit 2025 " 


EMISIONET