Integrimi, Bushati: Cilësia dhe shpejtësia e reformave do të na afrojnë me BE

Integrimi, Bushati: Cilësia dhe shpejtësia e reformave do të na

Reforma në drejtësi është kyçe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por për Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati rëndësi duhet t`i kushtohet edhe forcimit ekonomik. Në konferencën për bashkëpunimin territorial Bushati tha se Ballkani Perëndimor duhet të përfitoj më shumë nga programet e BE me synim përafrimin e rajonit me pjesën tjetër të Europës.

Bushati: Forcimi ekonomik i rajonit tonë dhe integrimit të tij në pjesën tjetër të Evropës kërkon një të menduar kreativ dhe strategjik të vet komisionit për përfshirjen e vendeve tona në më shumë programe dhe instrumente financiarë komunitarë kryesisht në ato fusha ku impakti është i menjëhershëm, i qëndrueshëm dhe i shumëfishtë.

Për Shefen e delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri Romana Vlahutin, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të shfrytëzojnë më shumë strategjitë rajonale të Bashkimit Evropian.

Vlahutin: Shqipëria ka përfituar 33.2 milionë euro për projekte me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe 148 milionë euro për projekte me Italinë. Diçka që ne po përpiqemi të korrigjojmë është mungesa e ndërgjegjësimit për mundësitë e financimit të programeve të BE, qytetarët nuk kanë informacion dhe kanë vështirësi në aplikim.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj solli disa shembuj sesi programet e BE te jenë me eficente.

Veliaj: Unë besoj që ka disa mësime shumë të mira që mund të nxjerrim nga vendet anëtare dhe se si disa vende anëtare në bashkëpunim me ne bashkitë kanë qenë shumë herë më eficente se sa fondet me 9 shifra.

Konferenca kishte për qëllim të nxiste bashkëpunimin territorial mes qyteteve dhe rajonit duke pasur në fokus aspiratën evropiane.

EMISIONET