INSTAT: Tirana me shpenzimet më të larta, Dibra më të ulta

INSTAT: Tirana me shpenzimet më të larta, Dibra më të ulta

Një familje në Shqipëri shpenzon mesatarisht 73.400 lekë në muaj.Të dhënat e INSTAT tregojnë se peshën kryesore në këto shpenzime e mbajnë ushqimet dhe pijet jo-alkolike por edhe për këto shqiptarët kanë kursyer gjatë 2017 krahasuar me 2016.Ndërsa vlen të theksohet se ka pasur rritje të shpenzimit të të ardhurave mujore për blerje duhani e alkooli.

Shpenzimet e një familje janë rritur lehtë gjatë 2017 dhe mesatarisht një familje me rreth 4 persona harxhon 73.400 lekë në muaj.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se peshën kryesore në këto shpenzime e mban blerja e ushqimeve dhe pijeve alkoolike.

Por konstatohet se ky nëngrup ka pësuar një ulje të lehtë duke nënkuptuar se shqiptarët kanë blerë më pak.

Grupi “Ushqime dhe pije jo-alkoolike”, ka një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 32.347 lekë, i cili zë një peshë prej 44,1 % në buxhetin familjar.

Disa nga produktet kryesore që blejnë familjet shqiptare janë “qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë”, “bukë dhe drithëra” “mish dhe nënprodukte”  ndjekur nga “perimet”dhe “frutat”.

Ndërkohë që vlen të theksohet se ka pasur një rritje të shpenzimeve për blerje duhani e alkooli me rreth 2.1 %.

Ndërsa më shumë para familjet shqiptare kanë harxhuar për  "Transportin” në vitin 2017 si rezultat i rritjes më të madhe të shpenzimeve për nëngrupin “karburantë dhe lubrifikantë” si dhe për shëndetin e lidhur kjo me rritjen e çmimit të medikamenteve.

Nëse bëjmë një krahasim të shpenzimeve mujore të familjeve Tirana është më e shtrenjta me 87.968 lekë në muaj e ndjekur nga Durrësi, Shkodra e Lezha ndërsa Dibra ka nivelin më të ulët të shpenzimeve për familje edhe pse ka një numër më të lartë të anëtarëve për një familje.

Shpenzimet sipas qarqeve

Tirana    87.968 lekë

Durrës   76.129  lekë

Shkodër     73.306   lekë

Lezhë      73.057  lekë

Fier    71.052  lekë

Vlorë    58.374   lekë

Dibër    47.467  lekë

Shpenzimet sipas nëngrupeve

Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”         32.347 lekë

Grupi i shpenzimeve për banesën,                7.998 lekë

Grupi "Transport”                                                 5.294 lekë

EMISIONET