Inspektoriati Shëndetësor Shtetërore propozon ndryshimet në ligjin antiduhan për të mos lejuar konsumimin e shishave dhe cigareve elektronike në ambientet publike. 

Cigaret elektronike dhe shishat të cilat kanë hyrë në përdorim më të gjërë në lokalet e vendit, nuk do të lejohen më në ambientet e mbyllura.

Inspektoriati Shendetësor Shtetëror propozon ndryshim në ligjin antiduhan me qëllim ashpërsimin e tij.

Regjistrimi i një cigare elektronike në Shqipëri është thuajse ajo që ndodh me kompanitë e prodhimit të duhanit që ushtrojnë aktivitetin e tyre; dokumente, informacione dhe më pas lejimi  i tregtimit të tyre, por cigaret elektronike nuk janë përfshirë në ligjin antiduhan.

Nëse për cigaren elektronike edhe në botë, studimet janë kryer vetëm nga subjektet që i prodhojnë ato për efektet dhe përmbajtjet, për shishat mungojnë të dhënat mbi përbërësit e tyre dhe mekanizmat e kontrollit.

Teuta Dinaj, Inspektore e ISHSH: Në ligj nuk janë parashikuar rastet e shishave dhe cigareve elektronike. Pra duhanpirje do të thotë jo vetëm pirja e cigares që del nga paketa, por është edhe procesi i kryerjes së tymosjes, i vendosjes së mjetit qoftë cigareve me filter, qoftë shish, qoftë cigare elektronike.

Inspektorja e ISHSH Teuta Dinaj tha se në ndyshimet ligjore kërkohet që pikat e tregtëtimi të cigareve elektronike të jenë të licencuara që të mos tregtohen në markete apo tabakino e hapura në rrugët e Tiranës.

Teuta Dinaj, Inspektore e ISHSH: Vendosja e kufijve të shitjes së cigareve që do të thotë, subjekte të caktuara të jenë të licensuara vetëm për të shitur produktet e duhanit, dhe mos gjenden produketet e duhanit në të gjitha pikat e shitjes siç janë supermarketet, tabakinot e vogla etj.

Propozimet janë në nivel diskutimesh me eskpertë të cilët argumentojnë se shishat dhe cigaret elektronike kanë pasoja të dëmshme në shëndetin e qytetarëve.

/Ora News.tv/