Iniesta në Botërorin e Rusisë? Lopetegui jep përgjigje

Iniesta në Botërorin e Rusisë? Lopetegui jep përgjigje

E ardhmja e Andres Iniestës duket gjithnjë e më larg kontientit evropian, me zërat e merkatos që e lidhin mesfushorin 33 vjeçarë me klubet nga Superliga Kineze.

Por kjo pritet të mos ndikojë tek trajneri i kombëtares spanjolle, Julen Lopetegui që në një intervistë për mediat spanjolle theksoi se Iniesta e ka vendin e sigurtë në kombëtaren që do udhëtojë drejt Rusisë.

"Andrés ka zhvilluar një sezon shumë të mirë. Ai gjithmonë ka luajtur në nivel të lartë me ne dhe jemi të kënaqur që ai të vazhdoi të luajë mirë, çka do t'i sillte dhe një ftesë për në Kupën e Botës ",-tha Lopetegui.

Tekniku 51 vjeçarë foli dhe rreth faktit që Iniesta është një futbollist mjaft i dashur për tifozët, një fakt që u vu re dhe gjatë finales së Copa del Rey kundër Sevilla-s.

"Ai ka fituar zemrat e tifozëve kudo që ka luajtur, një shenjë që Iniesta përveçse një futbollist me cilësi të mira është edhe një njeri mjaft i mirë."- përfundoi trajneri i "Demave të Kuq".

EMISIONET