Iniesta: Do të ishte fantastike të luanim kundër Barcelonës në Japoni

Iniesta: Do të ishte fantastike të luanim kundër Barcelonës

Pavarësisht kalimit në kampionatin e Japonisë, Andres Iniesta nuk e ka harruar skuadrën ku u rrit, Barcelonën. Mesfushori i cili firmosi me Vissel Kobe gjatë merkatos së verës, ka sugjeruar se në të ardhmen do të dëshironte të luante një miqësore kundër Blaugranëve.

Duke qenë se të dyja skuadrat sponsorizohen nga e njëjta kompani, është e mundur që një ndeshje e tillë të ndodhë.

"Do të ishte fantastike nëse kjo mund të ndodhte", u tha Iniesta gazetarëve në një konferencë shtypi.

"Unë mendoj se do të ishte një mundësi e pashembullt për mua dhe për përkrahësit japonezë.Unë shpresoj që të jem në gjendje të kontribuoj më shumë për ekipin. Po përshtatem pak me jetën në Japoni, si dhe me kolegët e mi dhe ligën japoneze. Kobe është një qytet i mrekullueshëm". -përfundoi kampioni i botës në vitin 2010. 

Të martën, katalanasit konfirmuan një turne në Kinë dhe Japoni, megjithëse për momentin nuk kanë përcaktuar se cilat do jenë skuadrat që do përballen.

EMISIONET