Shefja e infektivit në QSUT, Najada Çamo e ftuar në RTV Ora ka folur për infeksionet më të përhapura në stinën e verës.

Mjekja Çamo tha se infeksioni më i shpeshtë është ai i traktit ose tubit tretës që shoqërohet me dhimbje barku, temperatura, të vjella e diarre.

Najada Çamo:Infeksionet në stinën e nxehtë janë evidente. Infeksionet janë gjithë vitit por stina e nxehtë, temperaturat e larta favorizojmë infeksionet e traktit ose siç quhet tubit tretës që shoqërohen me dhimbje barku, temperatura, të vjella, jashtëshqitje të shtuar. Përveç këtyre kemi infeksionet e sistemit nervor qendror që përfshin moshat e reja, njerëz që vuajnë nga sëmundje kronike të sistemit nervor qendror pa anashkaluar edhe sëmundjet apo infeksionet e aparatit respirator si pasojë e temperaturave të larta."

Po përse kemi kaq shumë infeksione të traktit tretës?

Najada Çamo: "Grupin kryesor të infeksioneve në stinën e verës e zënë ato të traktit tretës. Temperatura e lartë është favorizuese për të lulëzuar bakteret ose viruset dhe për të bërë të mundur që ky infeksion që do rrinte “pak urtë” në temperatura të ulta, kur ato rriten shtohet në grumbullimin e vet dhe favorizon organizmin, sigurisht duke e marrë nëpërmjet ushqimit ose ujit të kontaminuar nga bakteret ose viruset dhe kjo bë të mundur të kemi frekuencë të shtuar të infeksioneve të traktit tretës."

/Ora News.tv/