Infantino: Futbolli ndërton ura bashkëpunimi

Infantino: Futbolli ndërton ura bashkëpunimi

Idea për të zgjeruar Kupën e Botës në 48 skuadra sa vjen e merr formë. Diçka të tillë e ka pohuar sërish presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino që në një intervistë për mediat në Zyrih deklaroi:

"Nuk kam ndryshuar mendim. Kam qënë pozitiv për këtë ide që nga fillimi sepse mendoj se nëse mund të rrisim numrin e ekipeve është mirë për futbollin. Kjo është arsyeja pse ne do të bëjmë atë për Kupën e Botës 2026.

"A mund ta bëjmë këtë në vitin 2022? Është një sfidë e vështirë ".-tha fillimisht Infantino.

Akomodimi i 16 ekipeve tjera do të komplikonte shumë detyrën e Katarit në përgatitjen për Kupën Botërore, e cila iu dha shtetit të vogël në vitin 2010.

"Ne jemi në diskutim me Katarin," tha Infantino, i cili shtoi se turneu do të duhej të përhapet në vendet fqinje.

"Do të jetë një sfidë shumë e vështirë për ta bërë këtë vetëm në Katar. Pra, personalisht, si president i FIFA-s, do të isha shumë i lumtur nëse disa ndeshje do të luheshin në disa vende në rajon".-shtoi kreu i FIFA-s.

Çështja e bashkëpunimit rajonal është komplikuar nga qëndrimi i Katarit me fqinjët Arabinë Saudite, Bahrein dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike dhe kanë vendosur një bllokadë, duke e akuzuar atë për miratimin e veprimtarive terroriste.

"Në rrethanat aktuale në rajon unë do të isha edhe më i lumtur nëse mund të ndodhte. Futbolli bashkon, ndërton ura, që mund të jetë një rezultat konkret.

"Cilat janë shanset? Sigurisht i vogël por çfarë është e gabuar në diskutimin e saj? "-tha Infantino.

Një vendim përfundimtar do të bëhet në muajin mars në Këshillin e ardhshëm të FIFA-s në Miami.

EMISIONET