Indonezi, ekipet e shpëtimit gërmojnë nëpër rrënoja për të mbijetuar

Indonezi, ekipet e shpëtimit gërmojnë nëpër

Ekipet e shpëtimit kanë gërmuar me dorë në kërkime të furishme për të mbijetuarit në qytetin indonezian të Palut, i cili po rimëkëmbet pas një tërmeti dhe cunami vdekjeprurës.

Të paktën 408 persona gjetën vdekjen, por ka frikë se numri i të vdekurve mund të rritet ndjeshëm pasi punëtorët e shpëtimit të arrijnë zonat më pranë epiqendrës.

Përpjekjet e kërkimit po pengohen nga rrugët e bllokuara dhe urat e shembura.

Kryqi i Kuq vlerëson se më shumë se 1.6 milionë njerëz janë prekur nga tërmeti dhe cunami.

Ka shqetësime të veçanta rreth qytetit të Donggala, ku ndikimi është ende i paqartë, shkruan BBC.

"Kjo tashmë është një tragjedi, por mund të bëhet shumë më keq", tha Kryqi i Kuq në një deklaratë.

EMISIONET