Incineratori, Kryemadhi dhe deputetë të LSI përkrah banorëve të Verrisë

Incineratori, Kryemadhi dhe deputetë të LSI përkrah banorëve

Sikundër edhe paralajmëroi një ditë më parë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe deputetët e LSI-së, i janë bashkuar sot protestës së banorëve të fshatit Vërri të Fierit kundër ndërtimit të inceneratorit.

Kryemadhi ka zhvilluar një bashkëbisedim me protestuesit duke shprehur indinjatën për premtimet që këtyre banorëve iu bënë nga PS-ja  gjatë fushatës elektorale dhe mosmbajtjes së tyre me ardhjen në qeverisje.

Kryemadhi tha se banorëve do t’iu afrohen ekspertë dhe konsultë nga LSI-ja.

“LSI-ja është pranë jush”-deklaroi kryetarja.

Ndërkohë sot policia tha se ka arrestuare 4 prej banorëve për protestën e një dite më parë, ku pati edhe përplasje mes banorëve dhe policisë.



EMISIONET