Incidenti tek Ekonomiku, studentët në mbrojtje të pedagoges: U provokua nga forumet partiake

Incidenti tek Ekonomiku, studentët në mbrojtje të pedagoges: U

Studentët e ngujuar në fakultetin e Ekonomikut përgenjështruan në një dalje për mediat pretendimet se pedagogia Mimoza Manxhari ka kërcënuar studentët që ti japin fund bojkotit.

Sipas tyre, gjithçka çfarë ka qarkulluar në një video të shpërndarë në rrjetet sociale ka qenë provokim nga eksponentë të Forumeve Rinore partiake.

Studenti: Ajo që ndodhi dje ishte thjesht një provokim i këtyre personave, i këtyre forumeve për të prishur mbledhjen dhe për ti dalë në mbrojtje personale interesave të tyre të lidhura ngushtë me zotin Dhori Kule, dekan i Fakultetit të Ekonomisë. Personi kryesor i cili inicioi incidentet ditën e djeshme duke krijuar dhe përplasje me pedagogen duke pretenduar se ajo nuk është e duhuara për bashkëpunim me studentët për shkak se ngel shumë studentë, është anëtari i Senatit Akademik të Tiranës, Kristian Kina, i lidhur ngushtë me LRI.Video që qarkullon për pedagogen është provokim nga këta forumistë dhe nuk ka asgjë të vërtetë. Zysha ka ardhur të na mbështesë dhe të na bashkohet në kauzën tonë.

Duke i qëndruar deri në fund edhe vettingut për pedagogët, studentët thonë se ky nuk është momenti për të kaluar në sulme personale.

Studenti: Sigurisht që ne do të gjejmë mekanizmat e duhur për një vlerësim të duhur të performancës së gjithë pedagogëve, por nuk është momenti që të kalojmë në sulme personale ndaj pedagogëve të caktuar thjesht sepse nuk na pëlqejnë ne apo nuk shkojnë me interesat personale dhe partiake që persona të caktuar përfaqësojnë.

Studentët u bënë thirrje të gjithë pedagogëve që tu bashkohen, pasi siç thonë ata, lufta për një arsim cilësor nuk u përket vetëm studentëve por edhe pedagogëve.


EMISIONET