Një studente e cila humbi aksidentalisht këpucën e saj gjatë një parade ushtarake, ka bërë një veprim befasues, duke arritur ta fusë sërish në këmbë pa rënë thuajse fare në sy.

Videoja zbavitëse tregon një grup studentësh, të veshur me uniforma ushtarake, duke marshuar në formacion drejt podiumit, ku qëndrojnë mësuesit.

Megjithatë, një vajzë në rreshtin e parë aksidentalisht humbi këpucën e saj, duke e hedhur disa metra përpara.

Në vend të panikut, nxënësja marshoi qetësisht dhe rimori këpucën pa prishur rendin në paradë.

Kjo shkaktoi të qeshura në podium, ndërsa përdoruesit në rrjetet sociale vlerësuan aftësinë e vajzës.

'Shumë mirë, kung fu!' tha një përdorues. 'Shkolla ushtarake e ka trajnuar mirë'.

Trajnimi ushtarak është një kurs i detyrueshëm për studentët e shkollave të mesme dhe atyre universitar në Kinë. Zakonisht një deri në dy javë, studentët marrin trajnim për ushtrimet fizike dhe aftësitë bazë të mbijetesës.

/Ora News.tv/