Incidenti në Bulqizë, Konfederata: Provokim i "Partisë Simbol të Tepsisë" dhe bandave të kromit

Incidenti në Bulqizë, Konfederata: Provokim i "Partisë

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar me incidentin e një dite më parë gjatë marshimit për viktimat në minierën e Bulqizës, ku dy të rinj i ndërprenë fjalën kryetarit të Konfederatës Kolë Nikollaj.

Përmes  një deklarate për mediat, Konfederata i cilëson provokime të "Partisë Simbol të Tepsisë" dhe bandave te galerive te vdekjes.

Konfederata e Sindikatave thotë se vijon përpjekjet e saj per miratimin e statusit te minatorit, duke theksuar se  asnjë kercenim i bandave te kromit dhe padroneve te tyre politike nuk do ti stepë.

Lexo: Minatorët kundër sindikatës, i ndërpresin fjalën Kol Nikollajt

Deklarata e plotë

Me dhjetra minatore te Bulqizes iu bashkangjiten te marten marshimit te thirrur nga Konfederata e Sindikatave per me shume kushte dhe siguri ne miniera si dhe per miratimin e statusit te minatorit.

Fatkeqesisht ashtu sic pritej pronaret e galerive ku per shkak te kushteve te sigurise teknike po vdesin vellezerit tane minatore me "bekimin" e perfaqesuesve te Partise qe deri dje ishte "Simbol I Tepsise" tentuan te krijojne incidente por fatmiresisht asnje problem serioz nuk ndodhi pasi minatoret dhe qytetaret e Bulqizes nuk rane pre e ketyre provokimeve.

Ata e dine se Konfederata e Sindikatave ishte sot aty per djemte e Bulqizes qe kane humbur jeten ne galerite e nentokes, ne te cilat punohet ne kushte mesjetare.

Apeli jone ishte i qarte asnje politikan ne marshim dhe ashtu ndodhi, por ama keta politikane nuk nguruan te cojne sejmenet e tyre per te prishur marshimin.

Disa media te pozicionuara prane "Simbolit te Tepsise" kete incident sporadik e trajtuan si nje reagim te bulqizakeve kunder KSSH,nje gje krejt e pavertete.

Keqardhje dhe per ndonje media qe u keqperdor per shkak te keqinformimit nga ndonje gazetare qe lajmin e barazon me tollona nafte qe I fal ndonje pronar galerie.

EMISIONET