Incidentet në "Redi Maloku", reagon Kastrioti: E sajuar, bëhet për të njollusur klubin tonë

Incidentet në "Redi Maloku", reagon Kastrioti: E sajuar,

Klubi i Kastriotit është distancuar menjëherë nga aktet e dhunës së shkaktuara pak minuta para takimit kundër Skënderbeut në "Redi Maloku".

Në një reagim për shtyp, krutanët kanë kërkuar nga autoritetet zbardhjen e plotë të ngjarjes, edhe pse sipas tyre nuk ka ndodhur në ambjentet e stadiumit, por jashtë tij, ndërkohë që ka shtuar se kjo bëhet për të njollusur klubin e Kastriotit.

REAGIM

KS Kastrioti pasi u njoh me pretendimin e kundërshtarëve mbi "incidentin" e ndodhur jashtë stadiumit që siç pretendohet nga klubi korçar mes një tifozi dhe lojtarëve të Skënderbeut. Distancohet nga çdo lloj akti dhune, qoftë edhe verbal, dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse sqarimin e kësaj situate. Klubi kërkon të sqarojë opinionin e gjërë sportiv se në ambjentet e brendshme apo rreth stadiumit nuk ka ndodhur asnjë incident. Kjo është një indicje e sajuar për të prishur imazhin e klubit tonë

EMISIONET