Incident fatal në SHBA, të paktën 3 turistë të vdekur dhe 4 të plagosur

Incident fatal në SHBA, të paktën 3 turistë të vdekur

Një helikopter me disa turistë është rrëzuar në Grand Kanion, në Arizona të Shteteve të Bashkuara duke shkaktuar vdekjen e 3 personave dhe plagosjen e 4 të tjerëve. Autoritetet Federale të Aviacionit raportuan për mediat amerikane se përplasja ka ardhur pasi sipas tyre, helikopteri ka pasur probleme serioze në funksionim.  

Zona ku u rrëzua helikopteri me turistë përfshinte pjesën perëndimore të Grand Kanion. Mediat raportuan se përplasja fatale ndodhi në orën 5:20 të kohës lokale. 

Autoritetet bëjnë të ditur se kanë identifikuar helikopterin dhe i përket kompanisë ajrore Eurocopter, e cila është po e njëjta që në vitin 2001 në një shëtitje me helikopter në Brooklyn, shkaktoi vdekjen e 5 personave. 

Që prej atij incidenti, kompania ka qenë pjesë e disa hetimeve dhe testimeve të ndryshme për sigurinë. Megjithatë ende nuk janë të qarta shkaqet që shkaktuan këtë aksident fatal, Grand Kanion ose ndryshe Kanioni i Madh është më tepër se 1.6 kilometra i thellë dhe mbetet një ndër atraksionet turistike më të njohura, që tërheq turistët në Shtetet e Bashkuara.


EMISIONET