Inaugurohet në Teatrin Kombëtar Eksperimental "Salla Gëte"

Inaugurohet në Teatrin Kombëtar Eksperimental "Salla

Salla "Gëte" është ambient i ri që do të mirëpres produksionet e Teatrit Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli . Ajo u inaugurua mbrëmjen e së premtes nën praninë e aktorëve dhe dashamirësve të teatrit. Jo pa emocion drejtori Kiço Londo, rrëfeu ambiciet e zbuloi se teatri do të pasurohet me një tjerë sallë që do të mbaj emrin "Fan Noli".

Me rastin e inaugurimit të sallës së re, u vendos në skenë shfaqja premiere franceze "Shërbëtoret" nën interpretimin e Laura Nezhës, Ilirda Bejlerit dhe Dasara Xhangollit.

Salla e re Gëte ka një kapacitet pritës prej 120 vendesh, ndërsa në datën 16 dhjetor në të do të ngjitet shfaqja Në lindje të Berlinit me regji të Milto Kutalit.

EMISIONET