Impiant diellor në Vlorë, shpallet ankandi

Impiant diellor në Vlorë, shpallet ankandi

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur ankandin për prodhimin e energjisë nga dielli dhe era. 

Investimi i pritshëm parashikohet të jetë rreth 70 mln euro  dhe konsiderohet një nga më të mëdhenjt në rajon. 

Ministria ka hapur procedurën konkuruese për përzgjedhjen e ofertuesit për zhvillimin e projektit për ndërtimin e impjantit fotovoltaik,për të cilin është përzgjedhur zona e Akërnisë  në Vlorë. 

Ky impjant gjenerues me energji diellore do te jete me kapacitet gjenerues të instaluar 50 MW. 

Vendndodhja e objektit të procedurës konkurruese eshte perzgjedhur ne Akerni te Bashkise Vlorë, duke u vlerësuar si një nga zonat më të favorshme me rrezatim më të lartë diellor dhe eficencë më të lartë të prodhimit të energjisë elektrike nga impjantet diellore e cila ka një potencial të energjisë diellore prej më shumë se 1600 kWh/m2 ..

 Afati kohor për dorëzimin e ofertës ne Ministrine e Infrastrukturës dhe Energjise eshte jo më vonë se data 17.09.2018, ora 12.00, ore në të cilën do të bëhet edhe hapja e tyre.

Ky proces inkurajon ofertuesit për të bërë transparente dhe ulur kostot e prodhimit te energjise per konsumatoret shqiptare, për të promovuar zhvillimin e projekteve më eficiente.

EMISIONET