Imami: Dy skena të reja për Teatrin janë lajm i mirë, nëse shtojnë dhe buxhetin...

Imami: Dy skena të reja për Teatrin janë lajm i mirë,

Ndryshe nga shumica e artistëve të Teatrit Kombëtar që kanë qenë tejet të tensionuar përgjatë këtyre ditëve, aktori Artan Imami është më gjakftohtë.

Nga takimi me Kumbaron ai ka dalë optimist dhe thotë se Ministrja ka garantuar se nuk do të ketë zhvendosje të trupës tek Turbina dhe as nuk do të ndërtohet godinë tjetër në truallin e Teatrit Kombëtar që nuk ka lidhje me këtë fundit.

Artan Imami: Problemi i parë që na ka shqetësuar është zhvendosja e trupës së Teatrit Kombëtar tek Turbina. Teatri Kombëtar ndodhet në kushte të turpshme, të rrezikshme, skandaloze. Mua më vjen turp kur vinë trupa nga jashtë për infrastrukturën profesionale të teatrit dhe infrastrukturën sanitare, është gjendje e turpshme. Ministrja publikisht thotë nuk do të ketë zhvendosje të trupës së Teatrit Kombëtar nga godina ekzistuese që i shtohen dy skena të reja së bashku me sallat në një godinë të re që është investuar dhe duhet të presim kur të mbarojë në i plotëson kushtet për të performuar. Por është një lajm shumë i mirë sepse shtohen dy skena dhe  në momentin kur të vendoset të prishet Teatri Kombëtar dhe në atë truall nuk do të ndërtohet ndonjë pallat, e ka thënë Ministrja. Tani ngrihen 100 nga këta dhe më thonë mua jo po aty do të ngrihen pallate.Ti do ta bësh teatrin atje tek kati i pestë ktheu majtas.

Po cila është garancia për këtë?

Imami: Në truallin ku ndodhet sot godina e Teatrit Kombëtar do të ngrihet një godinë e re e cila do të përmbushë kushtet optimale. Duke ditur dhe ambicien e Kryeministrit që do të bëjë gjëra të mëdha jam i bindur se që në momentin që hoqi dorë nga aventura e para 20 viteve për ta inkorporuar teatrin së bashku me ndonjë qendër që nuk do të ishte teatër, në këtë moment që ka arritur në këtë pikë sigurisht që do ta mbajë fjalën dhe nuk do të katandisemi të jemi më keq se fqinjët tanë.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Imami thotë se nëse trupa e artistëve të Teatrit Kombëtar do të zhvendosej tek Turbina dhe në godinë do të vendosej trupa e TKOB, do të ishte i pari që do të kundërshtonte.

Imami: Nëse ka lëvizur, ka qenë një lapsus në ndonjë deklarim publik të Ministres, të Drejtorit të Teatrit që trupa e Teatrit do të zhvendoset dhe aty do të vinte trupa e Teatrit të Operas dhe Baletit. Pra ata do të rrinin brenda në shtëpinë tonë dhe ne do të na çonin tek Turbina, unë i pari nuk do të pranoja. Nëse Teatri Kombëtar do të përdoret edhe nga TKOB, skena e të cilëve është në rikonstruksion, kjo është një gjë normale. Ata nuk do të enden rrugëve.Se ne do të kemi dhe dy skena të tjera plus kjo është një gjë jashtëzakonisht e mirë, sikur të na shtojnë dhe buxhetin do të ishte akoma më mirë.

 

EMISIONET