Një zgjidhje e padëgjuar deri tani në kontestin disavjecar rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. 

“Ilindenska Republika Makedonija” është zgjidhja e dakorduar dhe e pranuaeshme që fshihet pas delaratës sw sotme tw kryeministrit Zoran Zaev ne Sofje, kur tha se ekziston një zgjidhje e pranueshme për te dyja palët. 

Këtë për gazetën KOHA e pohojnë burime diplomatike në Shkup që dëshirojnë të mbeten anonime. Kjo zgjidhje kompromisi duhet të mare drite jeshile edhe nga opozita e të dyja vendeve. 

Këto konsultime i paralajmëroi edhe kryeministri Zoran Zaev në konferencen për gazetarë pas përfundimit të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofje. Për momentin nuk ka konfirmim zyrtar për këtë zgjidhje të mundshme të dakorduar mes dy kryeministrave Zaev dhe Cipras, as nga autoritet në Shkup, e as nga ato në Athinë. (koha.mk)

/Ora News.tv/