Deputeti shqiptar mohon lidhjen, por pranon një fundjavë me Ilda Bejlerin

Deputeti shqiptar mohon lidhjen, por pranon një fundjavë me Ilda

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu u përfol për një kohë të gjatë në faqet rozë për një marrëdhënie me gazetaren sportive, Ilda Bejleri.

Në një intervistë për ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ai mohoi që të japë detaje për jetën private.

“Për mua disa gjëra duhet të mbeten personale. Nuk besoj që ka interes njeri të dijë” – tha ai.

28-vjeçari e ktheu situatën duke përmendur rastet e vështirësive të përmuajshme të shqiptarëve, prandaj nuk ka rëndësi jeta e tij personale.

“Shqipëtarët e dinë se si do ia bëjnë që ti dalë në fund të muajit çmimin e dritave që ka rritur qeveria, çmimin e ujit që ka rritur qeveria. Duan të dinë se si të arrijnë që t’ia dalin në këtë qeveri që i ka vënë lakun në fyt njerëzve”, tregoi Klevisi.

Pas kësaj vijoi biseda, ku deputeti i Pogradecit insistoi që jeta e tij personale nuk do komentohet në media, si dhe është shumë i ri për tu martuar por do donte një familje të vogël me një djalë dhe një vajzë.

Ndërkohë moderatorja i kërkoi tre emra të femrave të ekranit që do zgjidhte për të kaluar një fundjavë, ku nuk hezitoi të thoshte emrin e Ilda Bejlerit, bukurosheve Nevina Shtylla dhe Marina Vjollca.


EMISIONET