Kur dëgjoni se një ilaç ka efekte anësore, mendoni se bëhet fjalë për një reaksion fizik si skuqje apo dhimbje koke. Por sipas një studimi të ri të SHBA, shumë ilaçe rrisin rrezikun e depresionit.

Lista e medikamenteve përfshin ilaçe të zemrës, pilula kontraceptive, dhe ilaçe kundër dhimbjeve, që i konsumojnë një pjesë e madhe e njerëzve.

Më shumë se 1/3 e barnave që morën 26.000 pjesëmarrës në studim kishin depresionin si efekt anësor i mundshëm.

Studimi i publikuar në Journal of the American Medical Association, mori në studim vetëm njerëz në SHBA që ishin mbi 18-vjeç dhe që kishin marrë të paktën një lloj ilaçi me recetë ndërmjet viteve 2005 dhe 2014.

Nga studimi u zbulua se 37% e këtyre barnave me recetë, që përfshinin ilaçet për dhimbje dhe antacidet, kishin shënuar depresionin si një nga efektet negative të mundshme.

Shkalla e depresionit ishte më e lartë në mesin e pjesëmarrësve të studimit tek:

- 7% e atyre që kishin marrë vetëm një ilaç

- 9% tek njerëzit që kishin konsumuar dy lloje ilaçesh

- 15% për ata që morën 3 ose më shumë

Rreth 5% e të rriturve në SHBA vlerësohet se vuajnë nga depresioni.

"Shumë njerëz mund të habiten kur mësojnë se medikamentet e tyre, pavarësisht se nuk kanë të bëjnë me gjendjen shpirtërore ose ankthin ose ndonjë gjendje tjetër që zakonisht lidhet me depresionin, mund të rrisin rrezikun e tyre duke përjetuar simptoma depresive dhe të çojnë në një diagnozë depresioni,"-tha autori kryesor Dima Qato, një profesor asistent në Universitetin e Illinoisit.

Megjithatë nuk është e qartë nëse ilaçet mund të fajësohen për humorin e dobët.

Fakti që jeni sëmurë mund t'ju bëjë që të ndiheni keq shpirtërisht ose mendërisht.

/Ora News.tv/