Nata e parë e Festivalit të muzikës qytetare “Luleborë” në Shkodër ka nisur me një incident, pasi në sallën e teatrit "Migjeni" u ndërpre energjia elektrike.

Mëgjithatë të pranishmit në sallë e kanë marrë me sportivitet errësirën, duke shpërthyer në kor "Eja eja luleborë.

Festivali i kangës qytetare shkodrane “Luleborë” është një organizim i Bashkisë së Shkodrës, përmes të cilit synon pasurimin e repertorit të muzikës qytetare, afrimin dhe aktivizimin e brezave të rinj me muzikën qytetare, si dhe rikthimin e vlerave të traditës.

Udhëheqës artistik i festivalit është Roland Guli, Ilir Zoga, dirigjent Jetmir Barbullushi, Kujtim Alia , Ilir Zoga, skenografia Adnan Kastrati, skenari Ermira Alija, moderatore Rudina Dembacaj.

Artistët e mrekullueshëm shkodranë përmes tingujve të mrekullueshëm të këngës qytetare do të sjellin këngët më të bukura për publikun sonte dhe nëser, 26-27 tetor 2018.

Pas ngjarjes, reagoi edhe OSHE-ja, sipas të cilës, ndërprerja e energjisë u bë për shkak të punimeve për vendosjen e një transformatori tek kabina elektrike, që ishte me defekt.

"E stakuam fiderin per ta vendosur ate, por ky fider  furnizon dhe kabinen elektrike te teatrit.

Menjehere sapo u njoftuam per aktivitetin e vumë fiderin serish ne pune. Stakimi ka zgjatur 5 min. Nga bashkia kemi marre njoftim se aktiviteti do zhvillohet deri ne oren 22 sonte dhe neser do jete perseri nga ora 18 deri ne 22.

Kemi marre masa per furnizimin me energji dhe gjendjen ne gatishmeri per sot e per neser. Theksojme se ne raste aktivitetesh eshte pergjegjesi e institucionit qe e organizon aktivitetin, qe te lajmeroje me pare si dhe te marre masat e nevojshme ne rast avarie ne rrjetin e shperndarjes", thuhet në reagim.


/Ora News.tv/