Ija e Besa Kallakut është bërë e famshme nëpërmjet videove të publikuara në rrjetet sociale nga vetë aktori i humorit. 

Ajo gjithashtu ka qenë e ftuar edhe në emisione të ndryshme pas famës së madhe që ka marrë dhe është mjaft e dashur për publikun shqiptar.

Së fundmi Ija e Besit ka hapur një llogari në rrjetin social Instagram.

Aktori i humorit dhe bashkëshortja e tij Xhensila duke e mbështetur në iniciativën e marrë kanë ftuar fansat që ta ndjekin dhe deri tani ka 33.600 followers.

“Të dashur miq, sot Ija më njoftoi se paska hap Instagram, ju lutem shumë bëjini folloë se kush e duro 100 herë në telefon, aman. Hahahahaha. Ja honksha zemrën. @ija_besit presim vizita me këtë rast.”


/Ora News.tv/