Igli Tare zbulon objektivin e Lazios në Francë: Dëmtimet po na penalizojnë

Igli Tare zbulon objektivin e Lazios në Francë: Dëmtimet po na

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare shpreson që skuadra e ndërtuar prej tij të marrë të paktën një pikë nga transferta e Marseille.

"Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe nuk mund të nënvlerësohet. Kemi respektin maksimal për kundërshtarët që arriti finalen në sezonin e fundit të Europa League. Ne thjesht duhet të bëjmë atë që dimë aq mirë. Sezoni i kaluar ishte një fushatë e shkëlqyer, ne duhet të vazhdojmë në atë rrugë dhe të japim një shenjë edhe sonte.

"Ne kishim thënë gjithashtu të njëjtën gjë në Frankfurt, por ne e humbëm atë lojë. Sonte ne duhet të marrim të paktën një pikë.

"Arsyet për problemet tona janë të ndryshme. Kurrë nuk kemi qenë një skuadër e plotë që nga fillimi i sezonit, për shkak të Kupës së Botës dhe disa lëndimeve. Ne jemi në pozitë të mirë tani, por kuptojmë se duhet të bëjmë shumë më mirë dhe të dërgojmë një sinjal"-.tha ish-bomberi kuqezi për "Sky Sport Italia".

EMISIONET