Shtohet kolonia shqiptare tek Lazio. Pas Tomas Strakoshës në fushë dhe Igli Tare në "regji", "La Reppublica" ka pohuar se bardhekaltërit kanë arritur marrëveshjen me mbrojtësin e Real Betis, Riza Durmisi.

Durmisi është një futbollist që në nivel kombëtaresh është aktivizuar me Danimarkën, shtet ku dhe është rritur . Megjithatë, Durmisi është një nga futbollistët e shumtë me origjinë shqiptare që luan për një tjetër flamur.

Kartoni i Durmisaj, besohet se i ka kushtuar plot 7 milionë euro arkave të klubit kryqytetas.



/Ora News.tv/