Igli Tare: Immobile e Savic qëndrojnë gjatë me ne, zhvillojmë një tjetër sezon të madh

Igli Tare: Immobile e Savic qëndrojnë gjatë me ne,

Pas prurjeve të shumta në merkaton e verës, Lazio ka hedhur sytë nga kontratat e futbollistëve aktual. Ciro Immobile dhe Sergej Milinkovic-Savic janë dy yjet që bardhekaltërit kanë nisur nga puna për t'i bindur të zgjasin kontratën në "Olimpico". Një fakt i tillë është konfirmuar nga vetë drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare.

"Është një çështje e ditëve për kontratat e Immobile dhe Milinkovic-Saviç. Marrëveshjet kanë qenë gati për një kohë dhe mendoj se do të finalizohet në fillim të javës së ardhshme.

Sa i përket pozicionit në renditjen e Seria A, Tare tha:

"E di se jeni mësuar që të na shikoni në një pozicion të lartë, ndërsa këtë vit ne deklaruam se duam të jemi protagonistë. Edhe nëse dy ndeshjet e para ishin kundër Napoli dhe Juventus, ne kemi parë vetëm nivelin e performancës së vitit të kaluar në hapjen e 20 minutave kundër Napolit.Biseduam me kujdes dhe analizuam situatën, kështu që unë jam i bindur se mund të kemi një sezon po aq të madh sa i kaluari".-përfundoi Tare.

 

EMISIONET