Pas reportazhit të emisionit “La Lene” mbi realitetin e fëmijëve që mbledhin krim në Bulqizë qëndron një gazetar shqiptar.

Taulanti, i cili është pjesë e redaksisë së “La Lene” prej një viti tha në një inervistë për emisionin “360 Gradë’ tha se idenë gazetares Martineli ia kishte dhënë pikërisht ai duke e njohur këtë realitet.

Taulanti hodhi poshtë dhe pretendimet e kryeministrit Rama se në reportazh janë përdorur pamje arkive.

Ai tha se filmimet janë realizuar në tetor 2017 për gati tre ditë, 14-15-16 tetor.

Nëse emisioni investigativ ka pasur një rast të ngjashëm reagimi nga krerë shtetesh, Taulanti foli për dy të tilla, një prej tyre qeveria e Bosnjes për një investigim ku qeveria boshnjake rezultonte e përfshirë në trafikim armësh.

Intervista në 360 Gradë

Taulanti: Reportazhi ishte një kërkesë e imja së bashku me gazetaren Martineli që i bëmë drejtuesve të redaksisë. Duke qenë shqiptar e njihja këtë realitet prej vitesh por mora spunto nga një reportazh i vonë që pashë nga mediat ndërkombëtare dhe ia propozuam emisionit. Kemi ardhur në Rinas me datë 13 tetor rreth orës 12:30 dhe jemi nisur direkt për në Bulqizë. Në datë 13 në darkë kemi filuar të marrim kontaktet me banorët dhe me 14 dhe 15 kemi bërë punë intensive gjatë gjithë ditës në terren deri në darkë. Me 16 tetor paradite kemi bërë diçka të mbetur, ka qenë e hënë. Janë tre ditë xhirime.

Pamje arkivi në reportazh?

Për të bërë reportazhin kam marrë kontakt me një korrespondent. Ky koleg na ka dërguar ca pamje arkive paraprakisht për të marrë vesh si është situata atje. Ato pamje nuk i kemi përdorur dhe nuk ka asnjë pamje arkive në gjithë reportazhin.

Italia Uno është ndjerë i fyer nga kazani?

Së bashku me Martinelin kemi mbetur pak të befasuar nga një sinjalizim që na erdhi nga disa djem të Nismës Thurjes. Ishin ata që na sinjalizuan nga ajo dreka ku ishte Beqaj i pranishëm dhe mbetem të befasuar nga mënyra sesi zoti Rama u shpreh ndaj punës sonë. Ka edhe në Itali kazan. Ose ne që bëmë atë reportazh. Ose zoti Rama, dikush gënjen këtu.

Në cilat raste të ngjashme keni pasur reagime nga krerë të lartë shtetesh?

Kjo është befasuese, ky reportazh nuk kishte hyrë në atë botën e oligarkisë të shfrytëzimit të kromit në Bulqizë, as problematikat që kanë minierat atje, as me rastet jo të rralla të personave që kanë gjetur vdekjen brenda në galeri. Ne nuk u morëm me këtë çështje. U morëm thjesht më një pjesë sociale.Ishte befasuese pse u reagua për një reportazh që është bërë disa herë nga media shqiptare. Në dy raste ka pasur reagime shtetesh, në një rast nga qeveria e Bosnjes pas një investigimi ku ishte implikuar vetë qeveria boshnjake në një trafikim armësh.

Shkreli: Ishit në terren ju?

Po kemi qenë në terren gjatë dy ditëve me rradhë. Në ditën e parë kemi ndjekur tre personazhe tonë.

Shkreli: Sa fëmijë gjetët ju?

I nisëm për të ndjekur një fëmijë, u përballëm me dy shokë të ngushtë të tij. Në ditën e parë kanë qenë dhe dy vajza të vogla.Në ditën e dytë ka qenë dhe një situatë komike, ky disa fëmijë që erdhën për të mbledhur krom ndërkohë që po xhironim janë larguar dhe kanë shkuar në një stok tjetër më larg ku ne i shikonim ndërsa punonin.5 fëmijë.

/Ora News.tv/